Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë zyrtarëve policorë të dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” në rastin e vdekjes së 27-vjeçarit nga Lipjani, Agon Zejnullahu.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore , Mirlinda Gashi.
Më herët gjatë ditës, në degën e kësaj gjykate në Lipjan është mbajtur seanca dëgjimore ndaj të dyshuarve, të cilët u paraqitën para trupit gjykues pas arrestimit nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).
Ndryshe, 27-vjeçari Agon Zejnullahu vdiq në orët e para të 7 korrikut në Lipjan, pasi u arrestua nga policia nën dyshimin se në gjendje të dehur po sulmonte automjete e kalimtarë. Lidhur me rastin, pesë zyrtarë policorë janë ndaluar për 48 orë nën dyshimin për “Vrasje nga pakujdesia”, ndërkaq Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e tyre./Arbresh.info
Zbulohet një sistem i ri diellor
Mbillen mbi 100 karanfila mbi urën e Ibrit
Turi i Ramës, “Punët për Shqipërinë”/ PS nis takimet me qyte...
Jemeni i përfshihet konfliktit, rajoni përjeton sulme gjatë ...
Tahiri për ekspozitën për masakrat: Kjo temë të trajtohet se...
Organizatorët e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999” kë...