Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, pas një incidenti të ndodhur në bjeshkët e Baballoqit, komuna e Deçanit.
Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, më 6 korrik 2025, rreth orës 10:05, Policia është informuar për të shtëna me armë zjarri në zonën malore të Baballoqit. Njësitë relevante të Stacionit Policor në Deçan kanë reaguar menjëherë, duke dalë në vendin e ngjarjes.
Gjatë ndërhyrjes dhe kontrollit të terrenit, oficerët policorë kanë hasur disa persona dhe kanë zbuluar në tokë disa gëzhoja armësh, ndërsa dy nga të pranishmit kanë pranuar se kishin shtënë me armë zjarri.
“Nga vendi i ngjarjes janë sekuestruar një pushkë automatike AK-47, kalibër 7.62 mm, dy karikatorë të zbrazët dhe një gëzhojë; një pistoletë M-57 TT, kalibër 7.62 mm, një karikator, dy gëzhoja 7.62 mm dhe njëmbëdhjetë gëzhoja 9 mm”, ka njoftuar PK.
Të dy të dyshuarit janë arrestuar në vend dhe pas intervistimit nga hetuesit policorë, me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet janë në vazhdim.
Policia apelon për kujdes dhe respektim të ligjit, duke rikujtuar se posedimi dhe përdorimi i armëve pa leje përbën vepër penale që dënohet sipas ligjeve në fuqi.
Konjufca viziton Odën e familjes Berisha në Siqevë, merr mbë...
Blerim Sallahu takohet me Etem Zejnelin: Shembull i përkusht...
Ukrainë: Një fëmijë në mesin e tre të vrarëve si pasojë e su...
Milani në kërkim të përforcimeve në mbrojtje, tre emra në li...
KQZ mban sot mbledhjen e radhës
Komandanti i KFOR-it: Situata në Kosovë është e qetë, por en...