Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se janë liruar disa parkingje private të cilat deri më sot kanë funksionuar ilegalisht.
Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se çdo hapësirë e uzurpuar është duke u liruar në mënyrë që qytetarët të kenë qasje të lirë dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre.
“Po ua kthejmë qytetarëve hapësirat publike. Çdo hapësirë e uzurpuar po lirohet në mënyrë që qytetarët të kenë qasje të lirë dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre në qytetin e tyre. Sot kemi ndërmarrë veprime konkrete duke mbyllur disa parkingje ilegale që për vite me radhë kanë bllokuar lëvizjen e lirë në kryeqytet. Qytetari është prioritet i yni”, ka shkruar Rama.
27 vjet nga masakra e Lybeniqit
51 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 1 mijë 700 tik...
Kurti i pikëlluar nga humbja e ‘Dardanëve’: Jemi shumë afër ...
Përfundon afati për deklarimin e pasurisë për zyrtarët publi...
Pas 52 vitesh, NASA dërgon sërish astronautë drejt Hënës
17-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Begaj: Mbet...