Dy burra janë arrestuar në Gjilan, nën dyshimin se kanë kryer vjedhje të rëndë si dhe kanë keqpërdorur besimin.
Sipas njoftimit të policisë, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme nga Sektori i Hetimeve Rajonale në Gjilan, pas një hetimi intensiv dhe veprimeve mirë të organizuara operative në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, sot arrestoi E.M., (viti i lindjes 1996) dhe B.H., (viti i lindjes 1990).
Polici tha se arrestimi i të tyre është bërë pasi që bazuar në informacionet dhe provat e mbledhura gjatë hetimit, të dyshuarit, dyshohet se kanë qenë të përfshirë në veprat penale ‘Vjedhje e rëndë’’ dhe ‘’Keqpërdorim i besimit’’, në të cilin dyshohet se në periudhë të caktuar kohore nga viktima shtetas i huaj, kanë vjedhur stoli ari, para të gatshme dhe tërheqë para nga banka.
Dy të dyshuarit me aktëvendim të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprat penale të lartcekura.
Tri duela tjera sot në Kupën e Kosovës
Presidenti Begaj uron Kurtin për mandatin e ri qeverisës: Mb...
Transportonte drunj pa dokumente, ndalohet i dyshuari në Pod...
Vodhi në një dyqan, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë të Ve...
Të shtëna me armë zjarri në Graqanicë
Polonia dhe Italia nuk do t’i bashkohen Bordit të Paqes