Deputetja e betuar e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu ka folur në lidhje me 30 ditëshin e caktuar nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit.
Ajo u shpreh se duhet të bëjnë maksimumin për këtë gjë, sepse sipas saj, janë shumë vonë.
“30 ditëshi ka qenë obligativ edhe për nga shpallja e rezultateve të zgjedhjeve, do të thotë 30 ditëshin ia kanë dhënë ekstra nga shpallja e këtij vendimi”, tha ajo në Klan Kosova.
Prandaj, ne duhet të bëjmë maksikumin edhe si parti politike, të gjitha partitë politike dhe si Kuvend që ta konstituojmë Kuvendin dhe kjo është çështje serioze që kërkon vërtetë maturi politike, sepse jemi brenda detyrimeve kushtetuese”.
“Unë shpresoj shumë që të kemi një reflektim dhe themelin të institucioneve, sepse jemi tepër vonë, ne është dashur qysh në 30 ditëshin e parë pas shpalljes së rezultateve të kishim Kuvend të konsoliduar”.
“Pamaturia politike për ta themeluar Kuvendin vërtetë e dëmton shtetin”, u shpreh tutje Lushaku-Sadriu.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...