Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka miratuar plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores për Zbatimin e Sistemit Bonus-Malus në sektorin e sigurimeve, lidhur me sigurimin e detyrueshëm ndaj autopërgjegjësisë, në pajtim me autorizimet ligjore.
Sipas njoftimit, plotësim ndryshimi i Rregullores për Zbatimin e Sistemit Bonus-Malus ka adresuar çështjen e aplikimit të një shkallë më të ulët të bonusit me rastin e vonesës së regjistrimit të automjetit, e që kërkonte që i siguruari të paguajë prim më të lartë të sigurimit, megjithëse nuk ka pasur aksident të raportuar në trafik.
“Rregullorja e ndryshuar është miratuar në mbledhjen e Bordit të BQK-së të datës 25 qershor 2025, me efekt nga data 4 gusht 2025, për të siguruar kohën e nevojshme për zbatim në aspektin teknik në sistemin informatik që administrohet nga Byroja Kosovare e Sigurimit, në pajtim me kompetencat e ligjore”, thuhet në njoftim.
Sipas BQK-së, në kuadër të procesit të rishikimit të kësaj rregulloreje është konsideruar edhe komunikimi zyrtar me Avokatin e Popullit.
“BQK sipas mandatit të saj kushtetues dhe ligjor, mbetet e përkushtuar dhe angazhuar në përmirësimin e vazhdueshëm të kornizës ligjore, në funksion të zbatimit të mandatit të saj, duke përfshirë zhvillimin e një sektori të qëndrueshëm dhe efikas të sigurimeve që siguron mbrojtjen së policëmbajtësve”, thuhet në njoftim.
Bislimi priti në takim përfaqësuesin e posaçëm të Sllovenisë...
Sejdiu pret në takim Oravin, njofton përfundimin e mandatit ...
Ishte i dënuar për një vrasje në 1999, kosovari arrestohet s...
Ronaldo 41 vjeç, rekordet e pabesueshme të CR7
Kancelari gjerman mbërrin në Katar, ndalesa e dytë e turneut...
Kur pritet të bëhet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve ...