Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, janë “përplasur” gjatë ceremonisë së vendosjes së gurthemelit për një çerdhe në lagjen Bardhosh të Prishtinës.
Kryetari Rama, i bëri thirrje publike Kurtit që të zhbllokojë buxhetin e Komunës, duke përmendur projektet e mëdha të ngecura për shkak të mungesës së bashkëpunimit.
Por, kryeministri në detyrë Albin Kurti iu kundërpërgjigj, duke e kritikuar Ramën për mënyrën si i cilësoi projektet dhe duke aluduar në humbjen e tij në zgjedhjet lokale.
“Ky është një plan shumëvjeçar, të cilin duhet ta bëjmë ndryshe, mbase me dikë tjetër. E, kryetari Rama pas vjeshtës duhet të gjejë një punë tjetër”, tha Kurti./Arbresh.info/
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?
Bayern Munichu e thyen rekordin e çmendur të Jose Mourinhos ...
Tragjedi ajrore në Gjermani, aeroplani bie në zonë banimi ...