Kuvendi i Kosovës e ka publikuar një përmbledhje të shkurtër rreth ecurisë së seancës së 38-të konstituive.
Në këtë seancë pati diskutime më të ashpra nga tri deputetet e ish-opozitës, Vlora Çitaku, Hykmete Bajrami dhe Time Kadrijaj, pas kërkesës së kryesuesit të seancës, Avni Dehari, për propozim të emrave për anëtarë të Komisionit për zgjedhjen e kryetarit me votim të fshehtë.
Me këtë rast, ato e morën fjalën për të kundërshtuar këtë pikë, duke arsyetuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.
Në këtë pikë, kryesuesi Dehari ua ndali fjalën.
“Nën drejtimin e kryesuesit Avni Dehari ka vijuar sot punimet seanca konstituive e Kuvendit. Kryesuesi Dehari kërkoi nga subjektet politike që nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, me votim të fshehtë (PDK, LDK, Lista serbe dhe AAK-Nisma), që ta bëjnë këtë. Lidhur me këtë pati mospajtime nga deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, përkatësisht Vlora Çitaku, Hykmete Bajrami dhe Time Kadriaj. Kryesuesi Dehari rikujtoi se në seancën konstituive nuk lejohet debati. Më pas përbërja e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, u hodh në votim. Me 53 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi nuk pati kuorum për vendimmarrje. Kryesuesi i seancës paralajmëroi vazhdimin e saj të martën, më 1 korrik, në orën 11:00”, thuhet në njoftimin sqarues të Kuvendit.
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?
Bayern Munichu e thyen rekordin e çmendur të Jose Mourinhos ...
Tragjedi ajrore në Gjermani, aeroplani bie në zonë banimi ...