Dy persona kanë humbur jetën dhe të paktën 14 të tjerë janë plagosur pasi një dron rus u përplas me një ndërtesë të lartë banimi në qytetin ukrainas të Odesës, kanë njoftuar autoritetet të shtunën, ka shkruar Reuters.
Tre fëmijë ishin në mesin e të plagosurve gjatë sulmit brenda natës, teksa njëri nga ta është në gjendje kritike, ka bërë të ditur kryebashkiaku rajonal Oleh Kiper.
Pamjet e publikuara nga Shërbimi i Emergjencës Shtetërore, treguan zjarrfikësit duke luftuar me flakët dhe duke i nxjerrë me nxitim banorët poshtë shkallëve në ndërtesën 21-katëshe.
Rusia ka intensifikuar sulmet me dronë dhe raketa ndaj qyteteve ukrainase në javët e fundit, përderisa përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës që tashmë ka hyrë në vitin e saj të katërt kanë stagnuar.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër