Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan pasditën e djeshme në rrugën Isa Kastrati në Prishtinë.
Policia, e cila rastin e ka cilësuar si “vrasje në tentativë”, tha se në vendin e ngjarjes gjeti tetë gëzhoja, ndërsa ata kanë ikur në drejtim të panjohur.
“Rr. Isa Kastrati, Prishtinë 27.06.2025 – 19:30. Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë gjetur e konfiskuar 8-gëzhoja të cilat dyshohet se janë shkrepur nga persona të panjohur nga një veturë në njërën anë dhe një motoçikletë në anën tjetër, të cilat pastaj kanë ikur në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin për të cilin është informuar edhe prokurori”, njoftoj policia në raportin 24-orësh.
Lexo edhe:
Të shtëna me armë zjarri në Bregun e Diellit, s’ka të lënduar
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...