Kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, ka paralajmëruar se pushteti në Serbi mund të përdor elemente destruktive për të nxitur incidente në Gazimestan ku do të shënohet Vidovdani në fundjavë.
Ai ka thënë edhe se këtë Beogradi po e bën për të zhvendosur vëmendjen nga protestat aniqeveri në Serbi.
Kryeministri në detyrë, ka deklaruar edhe janë organizuar grupe serbësh nga Serbia, Mali i Zi, e Bosnja e Hercegovina që të vijnë nesër në Kosovë.
Më tej, Kurti u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të mos lejojnë të keqpërdoren për qëllime politike, dhe qytetarëve të tjerë të mos bien pre e provokimeve.
‘‘Në fundjavë shënohet dita Vidovdan, e cila në vazhdimësi është përcjell me retorik politike, nxitëse e kërcënuese për sigurinë publike nga ana e Serbisë. Beogradi që po përballet me protesta të studenteve dhe jo vetëm, po përpiqet që ta zhvendos vëmendjen diku tjetër, në këtë përpjekje për tu ulur përmasat e protestës antiqeveritare në Beograd, pushteti në Serbi mund të shfrytëzojë elemente destruktive për të nxitur incidente në Gazimestan. Sipas vlerësimeve të institucioneve tona të sigurisë dhe të inteligjencës, ka përpjekje që tubimi në Gazismetan të jetë sa më masiv. Prandaj janë organizuar grupe serbesh nga Mali i zi, Bosnja e Hercegovinca, serbi, që të vijnë në Kosovë nesër. Tradicionalisht grupe e tilla kanë qenë provokuese duke bartur simbole nacionaliste serbo-ruse, që bien në kundërshtim me kushtetutën e Kosovës. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve sidomos nga komuniteti serb që të respektojnë ligjin, dhe të mos lejojnë të keqpërdoren për qëllime politike., U bëjmë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve tanë që të mos bien pre e asnjë provokimi’’, ka thënë ai.
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Kryetarja Haxhiu bëri homazhe në Lubeniq të Pejës
Yamal reagon ndaj racizmit: Jam edhe unë mysliman
Nis verifikimi i njëhsorëve elektrikë, disa që kishin mospër...
Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani shumë shpejt
Po kërkohej përmes Interpolit, ekstradohet nga Zvicra në Kos...