Tashmë është zyrtare, Liverpooli ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e majtë hungarez, Milos Kerkez.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i “The Reds” përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Kerkez ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me Liverpoolin, pasi të dy klubet arritën marrëveshje për një shumë prej 40 milionë funtesh.
Ky ishte transferimi i tretë i Liverpoolit këtë merkato, pas Jeremie Frimpongut dhe Florian Wirtzit.
Kerkez ka qenë shtylla e mbrojtjes tek Bournemouthi ku ka ndihmuar edhe sulmin, me dy gola e gjashtë asistime në 41 ndeshjet e luajtura këtë sezon në të gjitha garat.
Ai Bournemouthit iu bashkua në vitin 2023 nga AZ Alkmaari./Arbresh.info
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit