Testime janë kryer mbi Urën e Ibrit në Mitrovicë të martën mirëpo Qeveria në detyrë nuk ka qenë e informuar se kush po i kryen ato.
Në një përgjigje për Arbresh.info, KFOR bën të ditur se personeli i një kompanie të kontraktuar nga Bashkimi Evropian ka kryer testimet teknike në urë.
“Personeli i angazhuar në testimet teknike të kryera në Urën e Mitrovicës është i një kompanie private të kontraktuar nga Bashkimi Evropian”, thuhet në përgjigje.
Në testimet e së martës ishin të angazhuar punëtorë të shumtë, kamionë të rëndë e pajisje të ndryshme.
Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, pati thënë se ministria ka kryer testimet vitin e kaluar.
Ndërkaq për testimet e 24 qershorit pati shtuar se “ne nuk jemi duke bërë kurrfarë testime dhe nuk jemi të informuar kush po bën testime në urë”./Arbresh.info/
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...
Skandali me njehsorët elektrikë, LDK sot mban konferencë për...