Sulmuesi i njohur spanjoll, Álvaro Morata, është shumë pranë një rikthimi të bujshëm në futbollin italian, këtë herë me fanellën e Comos.
Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, Morata ka dhënë miratimin e tij për t’u bashkuar me klubin Italian, shkruan Arbresh.info.
Një rol të rëndësishëm në këtë operacion po e luan trajneri i Comos, Cesc Fàbregas, i cili gëzon një marrëdhënie të shkëlqyer me Moratën.
Pavarësisht se Morata ka pranuar ofertën e Comos, ende nuk është finalizuar gjithçka.
Sipas Romanos, aktualisht po zhvillohen bisedime mes AC Milan dhe Galatasaray për kushtet e mundshme të largimit të lojtarit, pasi të dy klubet janë të përfshira në strukturën e transferimit të tij të ardhshëm.
Kujtojmë që Morata është huazuar tek Gallata me mundësinë e blerjes nga gjiganti turk.
Pasi të përfundojnë këto diskutime, do të nisë edhe faza përfundimtare: negociatat direkte midis Como-s dhe palëve të tjera për transferimin zyrtar të sulmuesit./Arbresh.info
View this post on Instagram
100 kadetë të rinj korrektues i shtohen SHKK-së
Suspendohet zyrtari korrektues në Dubravë, dyshohet për plag...
Presidenti iranian bisedë telefonike me Erdogan, mohon se ka...
Osmani pret ambasadorin britanik, diskutohet për zhvillimet ...
Zhegrova jep sinjal të fortë te Juventusi: Refuzon pushimin ...
I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet 32-vjeçari në T...