Policia e Kosovës gjatë periudhës 15–22 qershor 2025, kanë sekuestruar 53 motoçikleta në Gjakovë.
Sipas policisë, motoçikletat janë konfiskuar për shkelje si tejkalim i shpejtësisë së lejuar, mosvendosje e helmetës mbrojtëse, mungesë regjistrimi të mjetit, mospagim i detyrimeve doganore, shkruan Arbresh.info.
Policia bën të ditur se përveç këtyre masave, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1,029 gjoba për kundërvajtje të ndryshme dhe janë marrë si masë mbrojtëse 32 patentë shoferë për shkelje të rënda të rregullave të trafikut.
“Policia e Kosovës apelon për respektim të rregullave të komunikacionit, me qëllim të ruajtjes së jetës dhe sigurisë së të gjithëve në rrugë.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Përmbytjet lënë mbi 2 mijë të vdekur dhe të zhdukur në Indon...
Zhduken dy vajza të mitura, njëra në Prishtinë tjetra në Pod...
Dëmtohen varrezat në Obiliq, policia nis hetimet
Arrestohet një shtetas i huaj për vjedhje të rëndë në Prisht...
Ylli i harruar i Juventusit rikthehet në stërvitje pas 550 d...
7 vjet nga formimi i Ushtrisë së Kosovës