Politikani serb, Aleksandar Arsenijoviq ka reaguar pasi policia i gjeti në objektin e tij një numër të madh armatimi, të fshehura nën tokë në një stallë.
Ai ka mohuar se ato armë i përkasin atij teksa pretendon se kjo mund të jetë një mashtrim me qëllim largimin e tij nga Kosova, përcjell Arbresh.info.
“Është mrekulli reale që ndodhi mu në kohën kur s’jam aty, jam larguar të premten. Ata e kanë të regjistruar që jam larguar dhe tash për të diskredituar, për të më frikësuar që të moskthehem, të më largojnë fizikisht”, tha Arsenijeviq në një prononcim për Kossev.
“Nuk jam budalla të lejoj një gjë të tillë në pronë time ”, citohet të ketë thënë mes tjerash ai – dhe se “pafajësinë e mbroj në çdo gjykatë”.
Kujtojmë se sot ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka publikuar pamje nga aksioni policor në fshatin Vallaq të Zveçanit, ku janë gjetur një sasi e konsiderueshme e armatimit.
Sveçla ka theksuar se objekti ku janë gjetur armatimi i përket politikanit serb, Aleksandar Arsenijeviq./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Policia kap armë, granata dhe municion të fshehura në një stallë në Vallaq të Zveçanit
Operacioni policor në Hajkobillë, arrestohen 4 të dyshuar pë...
Kushtrim Kokalla: Kam hy në kredi 25 mijë euro për Naim Murs...
Kosova dhe Panama heqin vizat për pasaportat diplomatike, sy...
Nis seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, Kokalla:Më thanë ...
Vrasja makabre e Liridona Ademaj/ Naimi, Kushtrimi e Graniti...
Mblidhet Komisioni për Buxhet, një nga pikat edhe projektlig...