Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka mbështetur fuqishëm sulmet ajrore amerikane në centralet bërthamore të Iranit.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka kujtuar sulmet e 24 marsit 1999 kundër regjimit të Millosheviqit, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Më 24 mars 1999, shtetet aleate të udhëhequra nga Amerika nisën fushatën ajrore kundër regjimit të Millosheviqit.
Në atë kohë, regjimi i Millosheviqit mbështetej nga një koalicion regjimesh shtetërore, përfshirë edhe regjimin iranian, në planet e tij gjenocidale kundër shqiptarëve të Kosovës. Sulmet ajrore të Amerikës dhe të aleatëve mbi caqet serbe ndalën regjimin e Millosheviqit dhe shpëtuan popullin tonë.
Mbështesim fuqishëm sulmet ajrore mbi kapacitetet bërthamore të regjimit iranian dhe angazhimin e Presidentit Trump dhe të Amerikës për paqe dhe siguri në botë./Arbresh.info
Ish-sulmuesi i Liverpoolit dënohet me burg
Përplasja në Skënderaj, Arjeta Fejza rrëfen si u sulmua Hysn...
Pas kërkimeve intensive, gjendet trupi i pajetë i gruas së z...
OVL e UÇK-së: Ta quash një gjeneral “njeri i Serbisë” është ...
Veprimet e tilla s’na trembin, Kurti reagon për rastin në Sk...
LDK reagon për sulmin në Skenderaj ndaj Hysni Mehanit