Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar pas pretendimeve për import të energjisë nga Serbia, duke i cilësuar ato si dezinformata ose pasojë e paditurisë.
Në një postim në rrjetet sociale, Rizvanolli ka theksuar se ajo që po quhet “import” i energjisë nga Serbia, duke përdorur të dhëna të rrjedhave fizike të energjisë, mund të jetë “ose dezinformatë e qëllimshme ose veç padituri, por në asnjë mënyrë nuk është e vërtetë.”
Ajo ka thënë se “Serbia ka bllokuar tregtimin në linjat Kosovë-Serbi që nga pavarësimi energjetik i Kosovës më 2020.” Sipas ministres në detyre, ky është një nga faktorët kryesorë që shpesh shkakton ngarkesë të tepërt (kongjestion) në linjat mes Malit të Zi e Kosovës dhe mes Maqedonisë së Veriut e Kosovës.
“Lus të gjithë që deklarohen dhe publikojnë “informata” e “lajme” në lidhje me sektorin e energjisë që të informohen saktë paraprakisht!”, ka shkruar Rizvanolli.
“Jo direkt votim”, PDK kërkon diskutim për buxhetin 2026
Kuvendi miraton 18.6 milionë euro për forcimin e shëndetësis...
Miratohet kredia prej 629 milionë euro nga BE për Kosovën
Foshnja 8-muajshe rezulton pozitive për kokainë në Spanjë, a...
Milano-Cortina 2026, Josie Baff fiton të artën
Miratohet Plani i Rritjes, Kosova do të përfitojë 882 milion...