Grupi i hakerave iranianë të “Homeland Justice” është rikthyer sërish në vëmendje, pasi për të dytën ditë radhazi ka nisur shpërndarjen e materialeve kërcënuese ndaj Shqipërisë në rrjetet sociale.
Në një mesazh të publikuar në Telegram, grupi i hakerave akuzon organizatën e muxhahedinëve se është përfshirë në spiunazh në favor të Izraelit, për çështje që lidhen me programin bërthamor të Iranit.
Sipas këtij grupi, vetëm një ditë para ndërhyrjes ushtarake izraelite ndaj objekteve bërthamore në Iran, në faqet e internetit të lidhura me MEK janë publikuar deklarata ku pranohet bashkëpunimi me Izraelin në sigurimin e informacionit sensitiv.
Grupi i “Homeland Justice” ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj autoriteteve shqiptare, duke i bërë thirrje që të marrin masa urgjente për të dëbuar pjesëtarët e MEK nga territori shqiptar.
“Populli i pafajshëm i Shqipërisë është në rrezik serioz. A do të kenë politikanët shqiptarë një arsye bindëse për të justifikuar praninë e këtij rreziku të madh për popullin dhe brezat e ardhshëm?”, thuhet në deklaratë.
Grupi kibernetik kërkon dëbimin e menjëhershëm të MEK nga Shqipëria, duke shtuar: “Pse duhet të pranojmë spiunë dhe terroristë që nuk kanë sjellë gjë tjetër veçse fatkeqësi dhe mjerim? Dëboni këta terroristë para se të jetë shumë vonë. Koha është jashtëzakonisht e kufizuar, vlerësoni minutat dhe sekondat!”/euronews.al
Prokuroria sekuestron pasuri me vlerë 5 milionë euro në Vlor...
Vendim disiplinor në Trepçë, largohen përkohësisht 5 punëtor...
Kurti në Austri, takohet me kancelarin Christian Stocker
Numërohen 27% e votave për deputetë
Operacioni “White Star”/ Pesë të arrestuar, sekuestrohen arm...
Radoniqi: Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pritet të s...