Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në këtë qytet caktimin e paraburgimit 30-ditor ndaj zyrtares komunale Sh.O., e dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas nenit 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, Sh.O., në cilësinë e bashkëpunëtores profesionale në Drejtorinë e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, dyshohet se më 25 shtator 2024 ka tejkaluar kompetencat ligjore duke lëshuar certifikatë për përdorimin e një objekti banesor të ndërtuar në mënyrë të paligjshme, duke i sjellë përfitim financiar investitorit A.K. dhe dëmtuar buxhetin komunal si dhe pamjen urbane të qytetit.
Po ashtu, më 15 tetor 2024, e njëjta dyshohet se ka ndihmuar po të njëjtin investitor duke dhënë leje ndërtimi për dy objekte në të njëjtën parcelë kadastrale, veprim që konsiderohet si përfitim i paligjshëm pronësor.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK