Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka kërkuar nga qytetarët që të mbrohen nga kafshimet e gjarpërinjve.
IKSHPK ka treguar për vendet ku mund të ndodhen gjarpërinjtë po ashtu ka dhënë disa këshilla me rëndësi për qytetarët.
Në njoftim thuhet se ata qëndrojnë në vende vende të thata dhe shkëmbore, në degë të drunjve, nën gurë, grumbuj drunjëve, apo rrënoja të vjetra ,pranë lumenjve, pusetave të ujit, liqeneve ose tokave bujqësore.
“Shumica e gjarpërinjve në Kosovë nuk janë helmues, por kafshimi nga NEPËRKAT (gjarpërit më helmues në Evropë) mund të jetë i rrezikshëm pa trajtim!”, thuhet në postimin e IKSHPK-së./Arbresh.info
Rama: Nuk ka ngadalësim të procesit të integrimit, Shqipëris...
Mitrovica ndan 50 euro për fëmijët me autizëm në Ditën Ndërk...
Arrestohet një shtetase e Shqipërisë në Vitomiricë, e rrahu ...
“Iu bëftë mirë”, Kryetari i New Yorkut, Zohran M...
Përveç vetës, kë e çoi Brikena në nominim për finalistin e p...
Kapet me shtatë emigrantë në kamion, shoqërohet në polici nj...