Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës së saj zyrtare në Hungari, është takuar me Kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, László Kövér.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Në takim me Kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, z. László Kövér në Budapest, diskutuam për rëndësinë e bashkëpunimit ndërshtetëror në përfitim të qytetarëve të të dyja vendeve.
Kosova është e vendosur që të çelë kapituj të ri të bashkëpunimit me Hungarinë dhe në të njëjtën kohë, t’i ruajë raportet historike dhe t’i fuqizojë lidhjet në mes popujve tanë./Arbresh.info/

“Dardanët nuk i ndal as shiu”, lojtarët e Kosovës vazhdojnë ...
Rama: Drejt përfundimit punimet për urën e re të Viroit, rri...
Haxhiu dhe Konjufca nderojnë viktimat e masakrës së Podujevë...
Trump: Erdogan është një “lider i shkëlqyer”
Osmani nderohet në Vjenë me çmimin “Dr. Erhard Busek” për li...
Fondi Humanitar i reagon ashpër Gashit: Në Burgun e Dubravës...