Presidentja Vjosa Osmani është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, me të cilin ka thënë se kanë diskutuar për partneritetin e fortë mes Kosovës dhe Turqisë.
Presidentja Osmani ka shtuar se do të vazhdojnë tutje angazhimin për ta forcuar partneritetin.
“Gjithmonë kënaqësi ta takoj mikun e çmuar të Kosovës, ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan. Diskutuam partneritetin e fortë dypalësh midis Kosovës dhe Turqisë në shumë fusha me interes të ndërsjellë. Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të Turqisë ndërsa vazhdojmë angazhimin tonë të përbashkët për forcimin e mëtejshëm të këtij partneriteti”, ka shkruar Osmani në platformën X.
Për këtë takim ka njoftuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë.
“Ministri i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, u prit nga Vjosa Osmani-Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës, në margjinat e Samitit të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, në Tiranë”, thuhet në njoftimin e tyre.
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...