Zëvendëspresidentja e Policisë Federale Kriminale Gjermane (BKA), Martina Link, vizitoi Shqipërinë nga data 15 deri më 16 qershor.
Gjatë vizitës së saj, ajo zhvilloi takime me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, përfaqësues të Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Posaçme SPAK dhe Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), si dhe me përfaqësues të Prokurorisë së Përgjithshme, bëri të ditur sot ambasada gjermane në Tiranë.
Në qendër të vizitës ishte lufta kundër krimit të organizuar dhe forcimi i bashkëpunimit dypalësh në këtë fushë.
“Lufta kundër krimit të organizuar është një sfidë e rëndësishme, në të cilën Gjermania qëndron fort në krah të Policisë së Shtetit, SPAK dhe institucioneve të tjera të drejtësisë së pavarur në Shqipëri”, thekson ambasada gjermane.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...