Transferimi i Granit Xhakës te Milani po bëhet gjithnjë e më konkret. Mesfushori i Bayer Leverkusen thuhet se ka dhënë dritën jeshile për kalimin në Serie A.
Sipas Sportmediaset, Xhaka ka pranuar kushtet personale me kuqezinjtë, dhe tani Milani do të përpiqet të bindë klubin gjerman që ta lëshojë lojtarin.
Megjithatë, sipas Sport Bild, Bayer Leverkusen për momentin nuk është i gatshëm ta shesë. Klubi ka humbur tashmë disa lojtarë kyç, si Jonathan Tah, Jeremie Frimpong dhe së shpejti ndoshta edhe Florian Wirtz.
Krahas tyre, edhe emra të tjerë si Alejandro Grimaldo dhe Piero Hincapie janë duke shqyrtuar largimin, çka e bën më të vështirë për Bayer të heqë dorë edhe nga Xhaka.
Në këtë situatë, Milani mund të shohë si alternativë një marrëveshje shkëmbimi për të realizuar transferimin.
Raportohet se Bayer është i interesuar për Malick Thiaw, mbrojtësin 23-vjeçar të Milanit, i cili ka kontratë deri në vitin 2027 dhe ka luajtur tre ndeshje me kombëtaren gjermane.
Nëse palët bien dakord për kushtet, një shkëmbim mes Xhakës dhe Thiaw mund të zhbllokojë marrëveshjen dhe ta afrojë mesfushorin shqiptar me fanellën kuqezi. /Telegrafi/
Pas fitores me Evertonin, Tottenham i shpëton rënies nga Pre...
Lufta drejt fundit, Irani pranon të hapë Ngushticën e Hormuz...
Nuk pritet të nënshkruhet asnjë marrëveshje midis Iranit dhe...
Sunderlandi i Xhakës siguron Evropa Ligën, në sezonin e parë...
Prishtina e Re e quan “skeç humoristik” ndeshjen...
Kongresmenët amerikanë vizitojnë Luginën e Preshevës, Bajrak...