Sulmet izraelite ndaj Iranit goditën sistemet e lëshimit të raketave tokë-tokë dhe infrastrukturën tjetër ushtarake, thanë Forcat e Mbrojtjes të Izraelit në një deklaratë të dielën në mëngjes.
“Gjatë natës, në Iran u identifikuan dhe u goditën raketahedhës. Gjatë orës së kaluar, (Forcat Ajrore Izraelite) kryen një seri sulmesh shtesë në vendet e magazinimit dhe infrastrukturës së lëshimit të raketave në Iranin perëndimor”, thuhet në deklaratë, raporton CNN transmeton Arbresh.info.
Forcat Ajrore publikuan një video të asaj që i quajti sulme ndaj lançuesve të raketave, duke treguar shpërthime të mëdha dhe re tymi që ngriheshin më pas.
Sulmet e mëparshme izraelite goditën gjithashtu selinë e Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit në Teheran, si dhe një depo nafte dhe një rezervuar karburanti pranë kryeqytetit.
Irani nuk ka publikuar ende asnjë informacion në lidhje me viktimat nga sulmet ajrore të Izraelit gjatë natës.
Forcat Ajrore Iraiane thanë më parë se kryen një valë sulmesh që goditën strukturat mbrojtëse në Teheran, gjatë natës deri të shtunën.
“Ne dëmtuam – dhe do të vazhdojmë të dëmtojmë – vendet strategjike dhe burimet e njohurive të armikut”, tha në atë kohë komandanti i Forcave Ajrore Izraelite, gjeneral gjenral Tomer Bar.
“Për herë të parë që nga fillimi i luftës, mbi 1.500 kilometra (932 milje) larg territorit izraelit, Forcat Ajrore Irale goditën grupet mbrojtëse në zonën e Teheranit.”
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...