Dua Lipa me një histori të bukur dashurie (Foto)

21:51 | 28 Janar 2016
Arbresh.info

Dua Lipa është një këngëtare mjaft e talentuar dhe suksesi i saj po rritet dita-ditës. Bukuroshja Lipa ka rrëmbyer jo pak herë vëmendjen e mediave prestigjioze në botë. Zëri i këngëtares është vlerësuar si një ndër zërat më premtues për vitin 2016.

Ndërkohë që audience shijon këngët e realizuara të Duas, ajo vetë po shijon një histori të bukur dashurie.

I dashuri i këngëtares quhet Isac Carew, i cili është model i njohur i pasarelave botërore dhe vjen nga Britania e Madhe.

Çifti simpatik shpesh ndan me fansat momente të bukura duke publikuar fotografi në rrjetet sociale.

Aktualisht këngëtarja sapo ka filluar një turne nëpër botë për të prezantuar para publikut këngët e saja, që vitin e kaluar kanë bërë bujë në Angli.

225046

Shpërndaje në rrjete sociale