Partia Socialiste e Shqipërisë feston sot 34-vjetorin e themelimit të saj. Kryeministri, njëherazi kryetari i PS, Edi Rama, ka uruar anëtarët dhe mbështetësit e partisë me një mesazh në rrjetet sociale, të shoqëruar me një fotografi të trëndafilit, simbolin e kësaj force politike.
Sipas tij, mbështetja masive në zgjedhjet e 11 majit përbën dhuratën më të bukur për këtë përvjetor të PS-së.
“Mirëmëngjes dhe me këtë simbol të flamurit të socialistëve e progresistëve shqiptarë, që në këtë 34-vjetor të valëvitjes së tij është ngjitur më lart se asnjëherë, falë 856 mijë e 177 zemrave që u bënë bashkë për Shqipërinë 2030 në BE, ju uroj gëzuar ditëlindjen e Partisë Socialiste të gjithë anëtarëve të familjes sonë të madhe politike, si edhe një ditë të mbarë të gjithë të tjerëve pa përjashtim”, shkruan Rama.
Partia Socialiste u themelua më 12 qershor 1991, gjatë Kongresit të 10-të të Partisë së Punës së Shqipërisë, kur lidershipi i kohës vendosi rithemelimin e partisë mbi parime të reja demokratike. Me këtë vendim, u shpërbë Byroja Politike dhe u zgjodh një kryetar i ri Fatos Nano.
Në vitin 2005, pas dorëheqjes së Nanos, kryetar i PS-së u zgjodh Edi Rama. Prej vitit 2013, Partia Socialiste është në pushtet dhe vijon të qeverisë vendin./rtsh.al/
Osmani udhëton për në Selinë e Shenjtë, do pritet nga Papa L...
Faton Peci betohet si kryetar i Mitrovicës së Jugut
5.8 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos...
Forcohet bashkëpunimi mes Prokurorisë dhe Departamentit Amer...
Përparim Rama mbështet “protestën gjithëkombëtare” në RMV: S...
Shkon në dy numri i viktimave të aksidentit në “Ibrahim Rugo...