Pasi me Chelsean nuk po i shkon, Armando Broja po monitorohet nga shumë klube evropiane për një transfer të mundshëm të tij.
Ai ka marrë disa kërkesa nga Bundesliga sipas ekspertit të transferimeve Florian Plettenberg, shkruan Arbresh.info.
Shumë klube kanë treguar interes dhe një transferim është planifikuar.
RB Leipzig dhe VfL Ëolfsburg po e monitorojnë nga afër sulmuesin 23-vjeçar.
Broja ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2028. Nga mediat angleze raportohet se vlera e sulmuesit shqiptar në treg nuk i kalon 20 milionë euro, ndonëse pretendimet e londinezëve mund të jenë më të larta.
Nëse ndodh transferimi në Bundesligë, Broja do kishte shansin të merrte minutazh më të lartë se sa në Premier League, aty ku edhe dëmtimet e shpeshta kanë ndikuar negtivisht në rendimentin e bomberit kuqezi./Arbresh.info
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...