Arkitekti i mirënjohur spanjoll, Toni Girones po punon për riprojektimin e shkollës së re “Gjergj Kastrioti” pas zbulimit të rrënojave antike në kantierin e ndërtimit në Durrës.
Ideja e tij e ndërthurjes së shkollës me zonën e kërkimit, sipas kryeministrit shqiptar, Edi Rama, do t’i japë jetë një tjetër transformimi spektakolar.
“Në Durrës, arkitekti i mirënjohur spanjoll Toni Girones po punon për riprojektimin e shkollës së re “Gjergj Kastrioti” pas zbulimit të rrënojave antike në kantierin e ndërtimit dhe ideja e tij e ndërthurjes së shkollës me zonën e kërkimit, do t’i japë jetë një tjetër transformimi spektakolar, të denjë ambicien tonë për Durrësin 2030 si edhe për faqet e revistave të arkitekturës bashkëkohore europiane”, shkruan Rama në Facebook./ Arbresh.info/
Rama për shembjen e rrugës: Kemi pezulluar nga puna inspekto...
Bashkimi shënon fitore bindëse ndaj Yllit
Qeveria nesër mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futbo...
KRU ‘Prishtina’: Shembjen e dheut e shkaktuan punimet në ter...
“Fadil Vokrri” “i pathyeshëm” nga shtatori i vitit 2024 – A ...
Mbrojtja: Asnjë provë kundër Thaçit, kërkohet lirimi i menjë...