Sot bëhen shtatë vite nga ndarja prej jetës e legjendës shqiptare të futbollit Fadil Vokrri.
Ai ishte njëri nga futbollistët më të mirë shqiptar dhe është më i merituari për formimin e Kombëtares së Kosovës në futboll dhe për pranimin e FFK-së në UEFA dhe FIFA.
Fadil Vokrri kishte qenë kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës në atë kohë, dhe menjëherë pas votimit ishte shprehur shumë i emocionuar nga kjo arritje.
“Jam shumë i prekur. Ju falënderoj para së gjithash në emër të lojtarëve të rinj të vendit tim për këtë vendim. Kjo është një ditë historike për ne”, kishte thënë Vokrri, pasi 28 anëtare të UEFA-s votuan pro, 24 kundër, ndërsa dy vota kishin qenë të pavlefshme.
Vokrri e udhëhoqi FFK-në për mbi një dekadë, përfshirë në kohët më të vështira të federatës, sic janë proceset e pranimit në UEFA e FIFA. Në vitin 2016, FFK-ja u pranua në shtëpitë e futbollit botëror dhe evropian falë Vokrrit.
Polonia dhe Italia nuk do t’i bashkohen Bordit të Paqes
Trump i thotë Netanyahut se bisedimet bërthamore me Iranin d...
Meksika dhe SHBA-ja “operacion të koordinuar” në Paqësor, se...
Moti sot me shi në Shqipëri
Në Speciale vazhdon seanca me deklaratat e mbrojtjes
Sot mblidhet AAK-ja, në rend dite shpallja e zgjedhjeve të b...