Ka vdekur në moshën 79 vjecare, patrioti Selim Shala, i cili ka dhënë kontirbut të madhë në luftën çlirimtare, shtëpia e të cilit ishte strehë e shumë luftëtarëve të UÇK-së.
I ndjeri është babai u ish-ushtarit të UÇK-së, Ahmet Shala, i cili bashkë me bashkëshortën kanë luftuar për çlirimin e vendit.
Ish-ushtar i UÇK-së, Skender Sallauka, duke njoftuar për vdekjen e tij, ka thënë se ‘baca Selim ishte një burrë atdhetar, konaku i tij ishte streha jonë e UÇK-së prej viteve 90-ta, e kishim krahë të djathtë në të gjitha format’.
“Shtëpia e bacës Selim ishte vend takimi dhe vendstrehimi i ushtarëve të UÇK aty ku punohej përditë për liri. Nga kjo familje atdhetare edhe djali tij Ahmeti me bashkshorten ishin ushtar të UÇK”, ka thënë Sallauka duke i shprehur ngushëllime familjes Shala.
Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në orën 14:00, në fshatin Caparc të Prizrenit.
Nga lufta në Kosovë te bullizmi, Shëndriti prek me historinë...
Rama uron besimtarët katolikë për Pashkët: Gëzuar Ditën e Re
Mesha e Pashkëve, Ipeshkvi Gjergji: Bëj thirrje për paqe, pë...
Si mund të tërhiqet një vend nga NATO?
Mot me diell sot në Kosovë, temperaturat 18 gradë celsius
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...