Lëvizja Vetëvendosje ka nominuar deputetin aktual Halil Thaçi si kandidat për kryetar të komunës së Obiliqit.
“Me Halil Thaçin qeverisja komunale në Obiliq i kthehet qytetarëve! Drejt fitores së madhe në zgjedhjet lokale!”, ka shkruar kjo parti në njoftimin për nominimin e Thaçit.
Vetëvendosje tha se në prani të kryesisë së qendrës së partisë me pjesëmarrje të kryetarit të partisë, Albin Kurti, sekretarit organizativ Alim Rama, koordinatorit të qendrave, deputetit Zyba, “me unanimitet të plotë, konfirmuan mbështetjen dhe njëherazi vendosën për nominimin e deputetit aktual Halil Thaçi si kandidat për kryetar të komunës së Obiliqit”.
Vetëvendosje u shpreh e bindur se këto zgjedhje do të jetë fituese në Obiliq.
“Qytetarët e Obiliqit kanë votuar me mendje e me zemër për ndryshimin krejt dhe drejt e për vazhdimin e mirëqeverisjes cep më cep. Këtë herë, në Obiliq erdhi dita, me vendosshmëri e me bindje të plotë, që të fitojmë edhe në zgjedhjet komunale”.
“Alternativa qeverisëse e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kastriot përfshinë të gjitha lagjet e fshatrat anembanë komunës. Fryma e investimeve të Qeverisë qëndrore për Kastriotin do të përcjellet edhe në nivelin lokal ku përkushtimi e puna për përmirësim të kushteve e të shërbimeve për qytetarët do të jetë e pandalshme. Urime të gjithë aktivistëve e të gjithë qytetarëve të Kastriotit! Le të punojmë bashkë që fitorja jonë në Kastriot të jetë sa më e madhe e sa më e sa më e thellë!”, shkroi Vetëvendosje.
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit