Manchester United ka dorëzuar një ofertë zyrtare për sulmuesin e Brentford, Bryan Mbeumo.
Sipas raportimeve të David Ornstein, “Djajtë e Kuq” kanë propozuar një marrëveshje me vlerë 45 milionë paund, plus 10 milionë të tjera në formë bonusesh, shkruan Arbresh.info.
Negociatat mes dy klubeve kanë nisur, por Brentford nuk ka ndërmend të pranojë menjëherë ofertën.
? Man Utd submit opening offer to sign Bryan Mbeumo from Brentford. £45m + £10m add-ons; some way below level of fee needed for #BrentfordFC to consider sale. Talks ongoing as #MUFC work to agree deal. 25yo Cameroon forward keen on transfer @TheAthleticFC https://t.co/c80SqrwjUJ
— David Ornstein (@David_Ornstein) June 4, 2025
Klubi londinez kërkon një shumë të ngjashme me atë që Manchester United pagoi për Matheus Cunha – rreth 70 milionë paund, megjithatë ka gatishmëri për të negociuar.
Mbeumo, ka shprehur haptazi pëlqimin për të kaluar tek “Djajtë e Kuq”, përkundër interesimit të shumë klubeve të Premier League.
Ai është një lojtari kryesor i Brentfordit që nga sezoni 19/20 kur u transferua nga Troyes, atëbotë skuadra luante në Championship dhe pas një sezoni u rikthye në Premier League.
Kamerunasi 25-vjeçar ishte “bomberi” i skuadrës këtë edicion në Premier League, ku realizoi 20 gola dhe dhuroi shtatë asistime në 38 ndeshje./Arbresh.info
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...