Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se në takimin e sotëm të thirrur nga presidentja Vjosa Osmani me liderët e partive politike për të diskutuar për zgjedhje lokale, është folur edhe për ngërçin në kuvend.
Haradinaj tha se temën e mos-konstituimit të kuvendit e ka hapur vetë Osmani, e cila ngriti domosdoshmërinë për gjetjen e një zgjidhjeje për të ecur përpara.
“E ngriti presidentja domosdoshmërinë për gjetjen e një zgjidhje, për ecje përpara, për dalje nga kjo gjendje, u diskutua edhe për zgjedhje të jashtëzakonshme por s’mund të shkojmë pa e konstituuar Kuvendin. Pasi u trajtua tema e zgjedhjeve lokale, u hapë kjo temë. Ishte si bisedë e lirë, spontane”, tha Haradinaj në T7
Albulena Haxhiu zgjedhjet kryetare e Kuvendit të Kosovës
Kurti thotë se kësaj here kryetarja e Kuvendit do të votohet...
Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës
Avokati Dixon: Kemi ngelur në duar të thashethemeve- asnjë p...
Fatmir Spahiu nuk do të jetë ministër i Kulturës
Policia shton kontrollet ndaj kamionëve dhe autobusëve në Pr...