Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidimin e kryetarit aktual të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, për një mandat të dytë në zgjedhjet lokale të ardhshme.
Gjatë një konference për media, të mbajtur në Gjilan, kandidatura e Hysenit u konfirmua publikisht nga vetë ai dhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Të dy shprehën mirënjohje për mbështetjen e qytetarëve dhe theksuan të arriturat gjatë mandatit të kaluar.
“Dua të falënderoj qeverisjen tonë lokale në Gjilan për aq shumë punë të mira që ka bërë dhe për të arriturat e saj, për qytetarët e Gjilanit pa dallim. Bëhet fjalë për një qeverisje gjithëpërfshirëse,” deklaroi Kurti, duke përmendur investimet e bëra në sektorë të ndryshëm në komunë.
Nga ana e tij, kryetari Alban Hyseni falënderoi kryeministrin për përkrahjen institucionale ndaj Anamoravës, veçanërisht në projektet infrastrukturore dhe zhvillimore që janë realizuar gjatë këtyre viteve.
Vetëvendosje synon të ruajë qeverisjen në Gjilan, duke u mbështetur në punët e deritanishme dhe projektet e nisura për të ardhmen./Arbresh.info/
Drita fiton në frymën e fundit ndaj Drenicës
Plenkoviq njofton për takimin me Kurtin: Folëm për statusin ...
“Drejtësi, jo politikë” më 17 Shkurt: Gjithçka ë...
Yjet e Barcelonës revoltohen ndaj Flickut pas debaklit të pë...
Pesë shoferë ndëshkohen në Ferizaj – një pa leje, një tjetër...
Rutte: SHBA do furnizojë Ukrainën me armë me vlerë 15 mld do...