Bordi i drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka mbajtur mbledhjen e rregullt ku janë diskutuar dhe miratuar një sërë çështjesh me rëndësi për vazhdimin e proceseve të privatizimit dhe forcimin e qeverisjes institucionale.
Në këtë mbledhje, bordi ka miratuar Rregulloren nr. 04/2025 për procedurat e prokurimit, e cila zbatohet në prokurimet e ndërmarrjeve shoqërore (NSH), kur fondet janë nën kontrollin e tyre apo në administrim të drejtpërdrejtë nga AKP-ja.
Zbatimi i kësaj rregulloreje do të ketë fokus të veçantë në NSH “Inex Brezovica”, për shkak të aktivitetit të saj operativ.
Sipas rregullores, prokurimet do të menaxhohen nga menaxhmenti i NSH-së përkatëse, nën mbikëqyrjen e bordit të saj, ndërsa AKP-ja do të ushtrojë rol mbikëqyrës, përmes: miratimit të planit vjetor të prokurimit, aprovimit të çdo procedure, pjesëmarrjes në komisionet e vlerësimit për prokurime mbi 10,000 euro, publikimit të tenderëve në uebfaqe, dhe menaxhimit të dokumentacionit tenderues.
Këto ndryshime synojnë të forcojnë transparencën, efikasitetin dhe mbikëqyrjen në proceset e prokurimit të NSH-ve.
Gjithashtu, bordi shqyrtoi dhe miratoi propozimin e menaxhmentit lidhur me aprovimin e raportit të komisionit për banesa të NSH-ve që përbëhej nga 3 raste (1 aprovim, 1 refuzim, 1 shpallje jo kompetencë i cili përmbante 15 raste)
Në përmbyllje, bordi trajtoi një numër të caktuar rasteve të qiradhënies direkte për asetet e NSH-ve.
Ultimatumi, nisin dorëheqjet e administratorëve në qarkun e ...
Vëllai i Liridona Ademajt: Fëmijët edhe në foto ku janë me N...
Kryeprokurori i Shtetit dhe eksperti britanik diskutojnë bas...
Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRRE-së për pesë komp...
Presidentja Osmani uron Macronin për pavarësi: Kosova feston...
Vazhdon aplikimi online për akreditimin e vëzhguesve për zgj...