Në Poligonin e Stërvitjes në Babaj të Bokës, në Gjakovë, mbahet sot Dita e Vizitorëve të Shquar, në kuadër të ushtrimit të madh ndërkombëtar “Defender Europe 2025”.
FSK-ja ka njoftuar se ngjarja do të jetë e hapur për media ku të pranishëm do të jenë edhe drejtuesit e institucioneve shtetërore si dhe përfaqësues të vendeve të NATO-s e oficerë të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe shteteve pjesëmarrëse në ushtrim.
“Forca e Sigurisë e Kosovës me këtë rast, përmes skenarëve do të shfaqë gatishmërinë operacionale dhe shkallën e ndërveprueshmërisë luftarake me vendet partnere dhe të rajonit, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipërinë, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë”, thuhet në njoftim.
“Defender 2025” është ushtrim që udhëhiqet nga ushtria amerikane dhe është stërvitja më e madhe që zhvillohet në Evropë, me përfshirjen e më shumë se 25 mijë trupave nga SHBA-ja dhe vendet partnere.
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...
Skandali me njehsorët elektrikë, LDK sot mban konferencë për...