Kombëtarja e Shqipërisë ka filluar përgatitjet për ndeshjen me Serbinë e cila zhvillohet të shtunën e 7 qershorit në Tiranë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit të vitit 2026.
Pas stërvitjes së sotme, kombëtarja është alarmuar nga gjendja e sulmuesit shqiptar, Armando Broja, shkruan Arbresh.info.
Ai ka pasur një problem muskulor, por për fat të mirë pas ekzaminimeve tjera nuk ka qenë diçka e madhe.
Këtë e ka konfirmuar përgjegjësi i zyrës për marrëdhëniet me publikun në FSHF, Fatjon Kodra.
“Broja ka pasur një problem muskulor. Ka bërë rezonance, por për fat të mirë nuk ka rezultuar negative. Ai ka marrë pjesë normalisht me grupin, është stërvitur rregullisht, kështu që deri tani është alarm fals”, tha Kodra për “Klan News”.
Shqipëria pas dy ndeshjeve të para ka një fitore dhe një humbje, teksa Serbia nuk ka asnjë ndeshje të zhvilluar akoma në këto eliminatore, teksa ndeshjen e parë e luan të shtunën./Arbresh.info
PDK demanton raportimet se i është ofruar posti i Presidenti...
11 gladiatorët dardanë që kërkojnë historinë në Sllovaki ...
Këta janë 11 luftëtarët kuqezi që kërkojnë historinë ndaj Po...
Haradinaj i jep ‘zemër’ lojtarëve të Kosovës para ndeshjes m...
Vijon lirimi i hapësirave nga makinat e vjetra- Rama: Pastro...
Turqia në epërsi ndaj Rumanisë