Deputetja e NISMA-s, Xhevahire Izmaku, ka deklaruar se në situatën aktuale politike, Kuvendit të Kosovës i nevojitet një figurë që mund të krijojë konsensus, siç është Fatmir Limaj.
Sipas saj, Limaj do të ishte një zgjidhje për të tejkaluar bllokadën institucionale dhe për të ndihmuar në ndërtimin e një klime bashkëpunimi ndërmjet partive politike.
“Takim të ri nuk mundem me thënë zyrtarisht se ka, nuk ka qëndrim të ri. Nisma konsideron që Kuvendit në këto momente i duhet figura e z.Limaj. Një figurë që kish me sjellë konsensus. Jemi në ato qëndrime, mundem me thënë që ka bisedime me frymë pozitive, ka konstruktivitet nga të dy palët, por nuk ka vendimmarrje të re, nuk besoj që ka pasë takim të ri mbrëmë” – ka thënë Izmaku.
Nagavci dënon dhunën në shkollën “Pavarësia”: Asnjë rast nuk...
Bashkësia Islame e Kosovës mbështet marshin “Liria ka emër”
Forcohet zbatimi i strategjisë për armë të vogla, të lehta d...
Kurti: Nesër do t’i përgjigjemi obligimit për seancë konstit...
Konjufca pret që nesër të formohet Qeveria
IJF-ja shkruan për Krasniqin dhe synimet e ardhshme të saj