Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, e do me çdo kusht transferimin e futbollistit anglez, Marcus Rashord tek katalanas.
Pas një gjysmësezoni fantastik tek Aston Villa dhe rikthimit në formë, Rashordi ka lënë gjurmë të Flick, duke marrë parasysh sistemin e lojës, që aplikon gjermani, shkruan Arbresh.info.
Sipas Fichajes, Flick i ka kërkuar bordit të Barcelonës që të punojë seriozisht për transferimin e sulmuesit të Anglisë, i cili mbush 27 vjeç këtë vit.
Manchester United nuk e konsideron më të “paprekshëm” dhe ka vendosur një çmim prej 47 milionë eurosh (rreth 40 milionë paund) për kartonin e tij, duke sinjalizuar se mund të jetë momenti i duhur për ndarje mes palëve.
? Hansi Flick pushing Barcelona to sign €47m forward. https://t.co/XTUZjEAOVj
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) May 29, 2025
Për Barcelonën, financat mbeten gjithmonë një sfidë, por mungesa e konkurrencës dhe hapja e Rashford ndaj një aventure të re në La Liga e bëjnë operacionin më të realizueshëm.
Rashford është i intriguar nga ideja për të punuar me një trajner që e vlerëson profilin e tij dhe kërkon të rikthehet në nivelet më të larta të futbollit evropian.
Ylli anglez luajti tek “Djajtë e Kuq” nga sezoni 2015/16, teksa nga janari i këtij viti deri në fund të këtij sezoni, u huazua tek Aston Villa, pasi nuk po gjente minutat që i donte./Arbresh.info
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga Kryetari Agim Ali...
Gjesti pas publikimit të këngës: Jom mundu me kursy familjen...
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në...