Ismet Munishi do të jetë trajner i Dukagjinit edhe për sezonin e ri në Superligën e Kosovës në futboll.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nga Klina, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
“Me shumë kënaqësi njoftojmë opinionin publik dhe tifozët se po vazhdojmë bashkëpunimin me kryetrajnerin, Ismet Munishi, edhe për një sezon tjetër”, thuhet në njoftimin e Dukagjinit.
“Jemi të lumtur që puna dhe përkushtimi i Munishit do të jenë sërish pjesë e projektit tonë për sezonin e ardhshëm. Besojmë se vazhdimësia dhe stabiliteti që sjell kjo marrëveshje janë themel i rëndësishëm për suksesin që synojmë”, shkruhet ndër të tjera në njoftim.
Munishi ka një karrierë të gjatë si trajner në Kosovë, ku më parë ka udhëhequr klube të njohura si Ferizaj, Prishtina, Drita, Ballkani e Vëllaznimi.
Gjithashtu ai udhëhoqi Vushtrrinë në suksesin historik ku u shpallën kampion në sezonin 2013/14.
Ky do të jetë sezoni i dytë në Klinë për Ismet Munishin./Arbresh.info
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës