Andin Hoti, kryetar i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur ka reaguar ndaj mënyrës së raportimit mediatik lidhur me gërmimet që po zhvillohen në Burgun e Dubravës, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe shqetësuese.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti u shpreh se vendi nuk ka nevojë për glorifikim mediatik por për rezultate konkrete, transmeton Arbresh.info.
Hoti tutje potencoi se ky është një proces serioz, i ndjeshëm dhe i dhimbshëm për familjarët, ndaj thekson se është e papranueshme që të krijohen ankth dhe pritshmëri të pa përfunduar ende procesi i gërmimit.
Postimi i plotë:
LEXO EDHE:
Lajmet e sotit që po qarkullojnë në media lidhur me gërmimet në Burgun e Dubravës, në mënyrën si po prezantohen, janë të papranueshme dhe thellësisht shqetësuese – jo për shkak të përmbajtjes së tyre, por për mënyrën e trajtimit publik dhe shqetësimit të panevojshëm që po u bëhet këtyre rasteve.
Në cilësinë e Kryesuesit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, si autoritet shtetëror përgjegjës për çështjen e personave të zhdukur, dua të theksoj me përgjegjësi të plotë se ne nuk kemi nevojë për glorifikim mediatik, kemi nevojë për rezultate konkrete.
Familjet e personave të zhdukur nuk kanë nevojë të tronditen dhjetëra herë nga tituj bombastikë, por të informohen saktësisht dhe në kohë, vetëm kur ka të dhëna të verifikuara.
Kosova ka ndërmarrë mbi 2,800 gërmime në lokacione të ndryshme gjatë viteve në kërkim të të zhdukurve. Ky është një proces serioz, i ndjeshëm dhe i dhimbshëm për familjarët, ndaj është e papranueshme që të krijohen ankth dhe pritshmëri të pa përfunduar ende procesi i gërmimit.
Ne si Komision nuk i njoftojmë familjet dhe opinionin publik para se të kemi gjetje konkrete, sepse gërmimi i një lokacioni nuk është lajm, gjetja është.
Prandaj, kërkoj mirëkuptim të plotë nga mediat që në raste të tilla të shmangin publikime të parakohshme e sensacionaliste që cenojnë dinjitetin e familjeve dhe procesin.
I bëj thirrje të gjitha institucioneve relevante, qytetarëve dhe mediave të ndalojnë praktikën e përhapjes së panikut dhe të presin informimin zyrtar nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.
Siç është theksuar në një prononcim për media sot, nga Udhëheqësi i Njësisë së Komisionit z. Gara, ky është lokacioni i dhjetë i trajtuar në kuptim të gërmimit vlerësues vetëm gjatë këtij viti.
Vetëm përmes kanaleve zyrtare të Komisionit, do të jepen informatat e verifikuara, dhe vetëm ashtu do të ruajmë besimin, seriozitetin dhe dinjitetin e kësaj çështjeje kaq të ndjeshme për shoqërinë tonë./Arbresh.info
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...