Një shpërthim me tritol ka ndodhur brenda rrethimit të burgut të Fushë-Krujës mbrëmjen e së mërkurës. Ngjarja është regjistruar rreth orës 22: 45, ndërsa dyshohet se është tentuar të dëmtohet gjeneratori, i cili ndodhet në këtë burg.
Policia ka dyshime se lënda plasëse u hodh nga një person me kapuç nga jashtë ambientit të burgut. Shpërthimi është dëgjuar nga ana e administratës së burgut, ndërsa nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale.
“Krujë/Informacion paraprak. Rreth orës 22:45, ka ardhur një telefonatë në sallën operative të DVP Tiranë, se është dëgjuar një shpërthim brenda perimetrit të IEVP Fushë-Krujë. Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale”, njoftoi sot policia.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të këtij shpërthimi./rtsh.al
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...