Deputetët e zgjedhur më 9 shkurt do të mblidhen sërish sot, në orën 11:00, në Kuvendin e Kosovës, në përpjekjen e 23-të për konstituimin e Legjislaturës së Nëntë.
Seanca e kaluar, e mbajtur të martën nën drejtimin e kryesuesit Avni Dehari, dështoi sërish të sigurojë kuorumin e nevojshëm për të marrë vendim lidhur me përbërjen e Komisionit Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Kjo pasi partitë parlamentare – PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK-Nisma – nuk propozuan deputetë për të qenë pjesë e këtij komisioni.
Në votimin për përbërjen e komisionit, bazuar në propozimet e bëra në vazhdimet e mëparshme të seancës, morën pjesë 54 deputetë; një votë ishte kundër, ndërsa nuk pati asnjë abstenim.
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, reagon Shtëpia e Bardhë: E...
Kuvendi i Kosovës të premten seancë plenare
Spitali i Pejës për vdekjen e punëtorit nga Strellci i Deçan...
Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm
Ministria e Shëndetësisë: Sulmet në Liban vranë 89 persona d...
Ambasada amerikane: Policia e Shtetit po pajiset me dronët m...