Mbrojtësi i qendrës, Jonathan Tah, është shumë pranë përfundimit të transferimit të tij te Bayern Munich, sipas raportimeve të fundit nga Sky Germany.
Futbollisti gjerman është duke iu nënshtruar kontrolleve mjekësore te kampionët e Bundesligës, një hap i rëndësishëm për finalizimin e marrëveshjes.
Tah, i cili është 29 vjeç, do të largohet nga Bayer Leverkusen në fund të muajit të ardhshëm, kur kontrata e tij me këtë klub përfundon zyrtarisht.
Pas një sezoni të shkëlqyer me ekipin e Xabi Alonsos, ai tashmë është gati për një hap të ri në karrierë.
Bayern Munich ka arritur marrëveshje me mbrojtësin dhe pritet që ai të firmosë një kontratë katërvjeçare me klubin bavarez.
Transferimi i tij shihet si pjesë e planeve të rinovimit të skuadrës nga trajneri Vincent Kompany, i cili është i vendosur të rikthejë dominimin e Bayernit.
I dënuari me 5 vjet burg në Shqipëri transferohet në Kosovë
Rama: Sazani tokë publike, as kemi ndërmend ta shesim, as e ...
Hargreaves pas vizitës në QKN: Pas certifikimit, është koha ...
Deschamps nuk shqetësohet për Mbappen: Po i ruan golat për K...
Automjeti i vjedhur në Fushë Kosovë gjendet në Mitrovicën Ve...
BE propozon sanksione të reja mbi naftën ruse, ‘flotën...