Një sasi prej 126 kilogramësh kokainë është sekuestruar nga Guardia di Finanza e Brescias gjatë një operacioni në kuadër të kontrollit të territorit.
Lënda narkotike u zbulua pas një hetimi të hollësishëm, i cili nisi nga vëzhgimi i lëvizjeve të dyshimta të një shtetasi shqiptar, i cili frekuentonte një banesë në një komunë të provincës së Brescias.
Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e dyshuara, oficerët e njësisë së policisë ekonomike dhe financiare gjetën 109 blloqe kokainë, si dhe materiale të ndryshme për paketimin e saj dhe shuma të konsiderueshme parash, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale.
Sipas autoriteteve, kjo është një nga sekuestrimet më të mëdha të kokainës të regjistruara ndonjëherë në zonën e Brescias. Duke pasur parasysh pastërtinë e lartë të drogës së sekuestruar, vlera e saj në treg mund të shkonte përtej 14 milionë eurove.
I dyshuari është arrestuar dhe ndodhet aktualisht në burgun e Brescias, në dispozicion të autoriteteve gjyqësore, ndërsa hetimet vijojnë për të identifikuar bashkëpunëtorë të mundshëm dhe rrjetin e shpërndarjes./a2cnn
Ismajli dhe Mehmeti: Keqardhje për humbjen në Poloni, synojm...
PDK mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇ...
Mbi 1400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...
Pamje si nëpër filma: Shembet rruga Malush Kosova në Prishti...
Vazhdon stërvitjet intensive para përballjes me Turqinë