Partia Demokratike ka depozituar pranë KQZ kërkesë ankimore për të kundërshtuar vendimin e Komisionerit për miratimin e tabelave përmbledhëse me rezultatin e zgjedhjeve në Qarkun e Korçës, pavlefshmerinë e zgjedhjeve në këtë zonë zgjedhore si dhe përsëritjen e tyre në këtë qark.
Kjo është kërkesa e tretë ankimore pas asaj të dorëzuar për Qarkun e Kukësit në datën 23 Maj dhe Beratit në 26 Maj.
Në qarkun e Korçës, PD-ASHM kanë siguruar 4 mandate, teksa Partia Socialiste kryeson me 6 mandate.
Koalicioni opozitar, siç pohoi dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të ndjekë këtë praktikë për të 12 qarqet.
/tvklan.al
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...