Deputeti nga radhët e Guxo në koalicion me Vetëvendosjen, Haxhi Avdyli tha se sa i përket konstituimit të Kuvendit, kjo javë do të jetë me lajme të mira.
Në lidhje me këtë, ai tha se ka lëvizje pozitive nga Fatmir Limaj, por sipas tij edhe nga deputetë të veçantë.
“Besoj që kjo javë që po fillon ka me pru rezultate, ka me pru lajme të mira. Prej nesër e tutje do të kemi lajme pozitive. Gjatë kësaj jave mendoj që do të ketë lëvizje pozitive për konstituimin e Kuvendit. Nuk mund të them nesër, nuk mund të them pas dy dite, por këtë javë, në këto tri seanca, ndoshta këtë javë që do t’i kemi, prej njërës prej tyre do të ketë një lajm pozitiv, ku ne do ta kemi zhbllokimin, do ta kemi kryeparlamentarin”, tha Avdyli në “DPT te Fidani”.
“Ka lëvizje pozitive edhe nga Fatmir Limaj, ka edhe lëvizje pozitive nga deputetë të veçantë. Unë mund të flas vetëm atë publikisht që ka thënë, Lutfi Haziri i cili ka thënë që nëse i kanë 60 vota, vota ime është 61, ndërsa për dy deputetë të cilët unë i di që e kanë thënë të njëjtën gjë, nuk mund t’i përmend”, është shprehur ai.
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...