Më 9 maj në Prishtinë u raportua për një vdekje të dyshimt në rrugën “B” në Prishtinë.
E më pas detaje të tjera dolën nga rasti ku i vdekur mbeti dizajneri Festim Isufi si dhe ishte plagosur gruaja e tij, Rina Maloku.
Pas këtij rasti tejet tragjik në media dolën e floën shumë “Familjarë” nga familja e Festim Isufit.
E sot zyrtarisht për Klan është deklaruar vëllai i Festim Isufit.
Ai deklaroi se prononcim se familja e Festim Isufit nuk e fajësojnë Rinën dhe se Rina është pjesë e familjes derisa ende asgjë konkrete nuk dihet
“Kam dëgjuar e kam lexuar disa shkrime që familja fajëson Rinën, thashetheme anej e knej
Dashta me dal se familja nuk është tu e fajësu Rinën e ne s’kemi
Ne e dimë të vërtetën se ai nuk jeton se çka ka ndodhur e ka ndodhur janë duke u marrë policia dhe prokuroria dhe besoj se shumë shpejt ka me dal rezultati.
Po lexojmë anej-knej ama familja nuk e ka fajësu Rinën, e as kërkon se nuk e dimë çka ka ndodhë. Absolut është e pavërtetë deh sipas familjes neve na si familje jemi tre anëtarë të familjes së ngushtë momentalisht Rian është pjesë e familjes sonë, zyrtarisht është gruaja e Festimit. Derisa s’ka diçka konkrete ajo ka me mbet gjithmonë ashtu” deklaroi Isufi.
Vëllai i Festim Isufit deklaroi se kanë pasur komunikim edhe me Rinën.
“Normal që kemi pasur komunikim, ne s’dimë çka ka ndodhur, Rina besoj se e dinë. Çka ka pas me thanë para policisë e prokurorisë besoj i ka thanë. Gjykime publike nuk është mirë me bë për kërkonin se nuk dihet. Derisa ka jetu me Festimin s’ka koment se e di çka ka ndodhur, normal që e dinë. Na s’kemi kuptu kurgjo, unë i kam afru mundësinë me ardhë në Gjermani për qef kështu që nëse kish pas ai diçka se po ni borxhe a c’borxhe, ai kish pas mundësi me ardh me jetu. Ata nuk janë ardhur për arsye të punëve të veta më tepër nuk dimë që ka pas ndonjë shqetësim diçka. Në prill jam taku kom nejt s’kom vrejt ndonjë ndryshim që a ke shqetësu dicka. Ne ende s’e kemi marrë raportin e autopsisë. Ne kemi avokat në momentin që e marrim me lexu me kshyr çka ka tek ka.Kemi aranzhu edhe avokat s’bohet as fjalë normal”,shtoi ai.
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...